16:16 / E Hënë, 15 Prill 2024 / Gj. Sh

Po kërkohej nga Policia, arrestohet një person në aeroportin ”Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar ditën e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” .

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ”  me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj.

Njoftimi i plotë:

Me datën 15.04.2024 rreth orës 14:00 policët kufitarë në aeroportin ndërkombëtar ” Adem Jashari”  kanë ndaluar personin e kërkuar P.H ( M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili më pas është arrestuar nga policët e stacionit në Ferizaj.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ”  me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. /IndeksOnline/