08:10 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / AR

Po martohet Taylor Swift?

Taylor Swift ka kohë që është në lidhje dashurie me aktorin Joe Alwyn. Ata kanë qenë mjaftë të rezervuar rreth lidhjes së tyre në publik.

Burime pranë çiftit kanë zbuluar se lidhja e tyre së shpejti do të marrë kahje tjetër, transmeton Indeksonline.

Çifti janë “shumë të dashuruar” me njëri-tjetrin dhe Swift e konsideron Joe si një nga të vetmit persona konstant dhe të sigurt në jetën e saj.

Ajo ka në plan edhe martesën me aktorin dhe pritet të ndodh së shpejti./Indeksonline/