11:58 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Po ndodhë sot në shtetin fqinj, emigrantët përleshen me policinë, e kalojnë ilegalisht kufirin

Në kufirin mes Bosnjë Hercegovinës dhe Kroacisë, qindra emigrantë janë përfshirë në një konflik fizik me policinë boshnjake. Madje ata arritën që të kalojnë pengesat policore duke kaluar në pjesën kufitare kroate, shkruan Indeksonline.

Mllefi i emigrantëve erdhi pasi kaluan dy natë në të ftohtë në një kamp me tendencë për të kaluar në vendin ballkanik.

Thuhet se emigrantët janë nisur drejt qytezës së Bihaqit. Temperaturat gjatë natës kanë qenë deri në -5 gradë celcius./Indeksonline/