12:12 / E Martë, 31 Gusht 2021 / B O

Po ndodhë tani, Barcelona po punon për shërbimet e Cavanit

Barcelona është duke tentuar transferimin e Edinson Cavanit. Mediat nga Spanja raportojnë se ka bisedime orëve të fundit dhe se gjasat janë të mira që të ketë edhe marrëveshje mes dy palëve.

Barcelona është duke kërkuar me çdo kusht një sulmues pasi që Rei Manaj do të shitet te Spezia në Itali.

Blerja e Cristiano Ronaldos ka bërë që Cavani të shqyrtojë largimin ngase nuk ka minutazhë të garantuar për të.

Cavani ka gjasa që të bashkohet me Barcelonën në formë huazimi./Indeksonline/