11:37 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Po plasin serbët, Qeveria me deklaratë sikurse Millosheviqi ndaj Clintonit dhe delegacionit nga SHBA-ja!

Drejtori i të Ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka dhënë akuza të rënda në drejtim të delegacionit amerikan që po qëndron në Kosovë, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s.

Gjuriq, në stilin e Slobodan Millosheviqit, i quajtur krimienel Clintonin, Albrightin dhe Clarkin, transmeton Indeksonline

“Kriminelët po kthehen në vendin e ngjarjes. Sot festohet nga përfaqësues të cilët thonë se ata janë përfaqësues të aktivistëve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh Gjuriq.

I pyetur në lidhje me seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai deklaroi se shqiptarët thanë gënjeshtra më të këqija në lidhje me misionin e OKB-së. /Indeksonline/