21:01 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Po punon në skele, por tani ka dy super fanella

Të kesh fatin e këtij punëtori, si një adhurues i futbollit nuk është edhe keq!

Stadiumi i Fulhamit është duke u riparuar, dhe çdo skuadër që shkon të luaj atje do ta dëgjoj duke bërtitur një punëtor. Ai është brazilian dhe secilit lojtar nga po i njëjti vend [Brazili], ai ua kërkon fanellën, shkruan IndeksOnline

Para disa muaji, ai e mori fanellën e lojtarit të Evertonit, Richarlison.

I njëjti sonte ka marr fanellën e legjendës braziliane, Thiago Silva.

Edhe pse orari i punës i kishte përfunduar, ai qëndroi aty vetëm për ta parë ndeshjen dhe për t’ia kërkuar fanellën lojtarit të Chelseat./IndeksOnline/