15:43 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Po rikthehet Rina Balaj, a është ky Instagrami i ri i saj?

Prej më shumë se një muaji Rina Balaj qëndroi larg ekranit e rrjeteve sociale.

Ishte motra e saj, Rudina që bëri të ditur se Rina po merr një pauzë nga muzika.

Gjatë kësaj kohe Rona ka vazhduar të jetë shumë e komentuar, sidomos për shkak të çështjes së Instagramit të saj.

Profili i saj në Instagrami tani i përket “On Records” dhe familjarët e reperes bashkë me fansat nënshkruan një peticion për ta rikthyer.

Megjithatë Rina nuk ka mundur ta rimarrë Instagramin e saj dhe ka hapur një të ri.

Ka qenë reperi Sinboy që ka bërë të ditur se Rina ka hapur një Instagram të ri i cili mban emrin “isyourgirlrina”.

Në profilin e ri në Instagram, reperja ka postuar vetëm një foto ku shfaqet me flokë rozë dhe shkruan: “Instagram i ri, a ju mungova?”

Rina po rikthehet  edhe në muzikë sepse ajo dhe  Sinboy po sjellin një projekt të ri bashkë të quajtur “Tetancion”.