20:31 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Po rilind një Schumacher i ri, Mick tregon aftësitë e të atit

Mick Schumacher u bë shoferi i parë i vitit 2018 që përfundoi një “hat-trick” të fundjavës së kampionatit evropian të Formula 3 me një performancë tjetër supreme në finalen e Nurburgring.

Djali i shtatë herë kampionit të Botës në formula 1 mposhti të gjithë konkurentët për të triumfuar në njërën nga pistat më të njohura të automobilizmit, shkruan indeksonline.

19 vjeçari i cili garon për skuadrën “PREMA Theodore Racing” me veturën Dallara / Mercedes mposhti shokun e skuadrës Robert Schwartzman.

Schumacher së shpejti pritet të avancojë në punën e tij duke ndjekur hapat e babait legjendar i cili po shërohet pas aksidentit në vitin 2013. /IndeksOnline/