19:42 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Po rritet AAK-ja, Haradinaj prezanton aderimin e shumë të rinjve!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka treguar përmes një postimi në “Facebook” se AAK-së i janë bashkuar disa të rinj të profilieve të ndryshme.

Ndër të tjera, numri një i AAK-së theksoi se besimi në partinë që e udhëheq ai po rritet përditë dhe ky është tregues i qartë se gjenden në rrugën e duhur për ta bërë diferencën në vend.

Postim i plotë:

Krah për krah me dhjetëra të rinj të profileve të ndryshme profesionale, që sot iu bashkuan familjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në thelb të vizionit të Aleancës çdoherë ka qenë rinia, si partner dhe resurs kryesor në zhvillimin e vendit dhe garant i të ardhmes sonë.

Besimi në AAK po rritet përditë dhe ky është tregues i qartë se jemi në rrugën e duhur për ta bërë diferencën në vend.

Po sot, para Këshillit Drejtues dhe Kryesisë së AAK-së, shpalosa bilancin qeverisës për këta 15 muaj, si dhe prioritetet për periudhën e ardhshme. Viti 2018 u finalizua me sukses me përmbylljen e arkitekturës së sigurisë së Kosovës, që paraqet kulmin e shtëpisë sonë të përbashkët. Në qeverisje, kemi vendosur fokusin në një dinamikë të re zhvillimore dhe 2019-ta do të jetë vit i ekonomisë.

RH