09:12 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / B O

Po shkëlqen në Botëror, Klopp shumë afër yllit maroken

Ylli i Marokut, Sofyan Amrabat ka qenë jashtëzakonisht mbresëlënës në Kupën e Botës. Mesfushori i Fiorentinës po vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë në Kupën e Botës duke luajtur në çdo minutë të kësaj gare.

Mediat franceze raportojnë se Klopp e ka takuar agjentin e futbollistit dhe se është shumë i interesuar që ta transferoj te Liverpooli në janar.

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka edhe një vit e gjysmë të mbetur në kontratë te Fiorentina dhe se skuadra italiane ka shansin të përfitoj nga shitja e tij.

Agjenti i tij Mohammed Sinouh gjithashtu ka pohuar se ka shumë interes për Amrabat nga skuadra të mëdha evropiane.

Tottenham e Inter janë dy skuadrat e tjera që po e kërkojnë me ngulm 26 vjeçarin./Indeksonline/