10:42 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Po vjen BMW-ja gjigante, më e madhja ndonjëherë, peshon plot 2.4 tonë

BMW X7 shumë shpejt do të jetë në duart e parelive dhe meraklive. Ky model do të jetë më i madhi dhe më i rëndi që ka prodhuar ndonjëherë kjo kompani.

Plot 2.4 tonë do të jetë pesha e tij. X7 do të jetë me dy motorë, naftë e benzinë, ndërsa vije me marshe automatike me tetë shpejtësi.

Njëri motor do të ketë 262 kuaj fuqi, ndërsa tjetri 335 kuaj fuqi.

Çmimi fillestar i BMW X7 do të jetë 82 mijë euro, ndërsa prezantimi i tij do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm./Indeksonline/

Temat: