09:06 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Po zhvillonin lojëra fati në një lokal në Viti, ndërhynë njësitet policore

Njësitë policore kanë ndërhyrë në një rast në Viti, pasi në një lokal po zhvilloheshin lojëra fati.

Nga lokali më pas janë konfiskuar: një shtëpizë, një printer dhe 25 euro para të gatshme.

Poashtu është arrestuar edhe një personi dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/