23:55 / E Premte, 09 Qershor 2023 / Gj. Sh

Pochetino kërkon nga Chelsea transferimin e portierit francez

Mauricio Pochettino është zyrtarizuar si trajner i ri i Chelseas dhe shumë shpejt pritet të nis punën.

Tekniku argjentinas ka nisur të mendoj për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Sipas ‘L’Equipe’. Objektivi i parë i Pochettinos është transferimi i portierit Mike Maignan nga Milani, pasi nuk do të fokusohet te Kepa Arrizabalaga dhe Edouard Mendy.

Vendimi se kush do të jetë portieri i ardhshëm i Chelseat do të merret nga menaxheri i ri Mauricio Pochettino i cili do të marrë drejtimin teknik të klubit londinez nga data 1 korrik.

Portieri francez është i preferuari i teknikut argjentinas, ndërsa Milan në anën tjetër dëshiron të vazhdoj kontratën me Maignan./IndeksOnline/