11:14 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Pochettino dyshon për nivelin e sulmuesit “kuqezi”: Broja s’mund të luaj tri ndeshje për shtatë ditë

Skuadra e Chelseat pësoi humbje mbrëmë ndaj Middlesbrought me rezultatin minimal 1 me 0 në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup.

Armando Broja nuk luajti nga fillimi në këtë ndeshje dhe trajneri Pochettino vendin e sulmit ia besoi Cole Palmerit, shkruan Indeksonline

Argjentinasi pas ndeshjes tregoi se nuk e futi nga minuta e parë sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë. Ai tha se lojtari “kuqezi” nuk ka kapacitet të luaj në tri ndeshje për shtatë ditë.

“Armando Broja nuk mund të startoj si një lojtar normal. Ne duhet të bëjmë një menaxhim dhe për tri ditë kemi një lojë tjetër që ai mund të startoj. Është e vështirë për një lojtar si ky të luaj në tri ndeshje për shtatë ditë”, tha Pochettino

Kujtojmë që skuadra e Chelseat të shtunën luan ndaj Fulham në Premier League dhe Broja mund të jetë startues në këtë takim.

Skuadra e Bluve të Londrës momentalisht është me vetëm një sulmes qëndror, kjo për shkak se Nicolas Jackson ka udhëtuar drejt Afrikës për ta përfaqësuar Kombëtaren e Senegalit./Indeksonline/