21:07 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

Pochettino flet për të ardhmen e Armando Brojës

Armando Broja nuk po kalon në një formë të mirë kohët e fundit te skuadra e Chelseas.

Mediat angleze kanë raportuar se sulmuesi shqiptar mund të largohet nga skuadra londineze gjatë muajit janar, shkruan IndeksOnline.

Por trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino tha se aktualisht Broja është alternativa e vetme në sulm, pasi që Nicolas Jackson do të luaj me kombëtaren e tij të Senegalit në Kupën e Afrikës, ndërsa Nkunku nuk është riaftësuar ende plotësisht nga lëndimi.

”Për Armandon, është një mundësi e madhe për aktivizimin e tij. Ai ka mundësinë që të përfshihet më shumë, pasi unë mendoj se ai është një nga sulmuesit tanë kryesorë. Kjo është një mundësi e mirë për të, që të tregojë veten. Ne kemi shumë besim te ai dhe potenciali dhe cilësitë e shkëlqyera që ka.”, tha Pochettino në konferencë për media./IndeksOnline/