09:02 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Pochettino largon pesë futbollistë nga Tottenhami

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino e ka ndërmend të bëjë revolucion në skuadrën e tij.

Tottenhami e mbylli mirë sezonin në Premierligë në pozitën e tretë, duke siguruar një vend në Champions League, transmeton IndeksOnline.

Sipas “Mirror”, bosi i Spurs e ka ndërmend t’i largojë pesë futbollistë kryesor.

Ai ia ka dhënë dritën e gjelbër futbollistëve si; Toby Alerweireld, Danny Rose, Mousa Dembele, Fernando Llorente dhe Moussa Sissoko.

Këto largime do t’ia forcojnë anën ekonomike klubit që nga sezoni i ri do të luajë në stadiumin e ri./IndeksOnline/