15:07 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Podrimaj: Vetullat “tattoo”, po preferohen nga të gjithë, madje edhe nga meshkujt

Jo të gjithë mund të kemi një pamje të përkryer. Kohën e fundit, dukshëm po praktikohet bërja e vetullave “Tattoo” nga artistë të ndryshëm të grimit, me qëllim që të kemi një estetikë sa më të bukur.

Artisja e Microblading, Jana Podrimaj- Halimi thotë se vetullat “Tatto”, për momentin po pëlqehen më shumë nga femrat por nuk po përjashtohet as gjinia e kundërt.

“Vetullat tattoo për momentin po pëlqehen shumë nga femrat si në shume shtete të botes ashtu edhe në Kosovë, por që koheve të fundit kanë filluar të pelqehen edhe nga meshkujt, pasi që është tattoo si me fije natyrale dhe duken shume bukur.”, ka treguar ajo në një bisedë për Indeksonline.

Ajo ka treguar edhe për procedurën e bërjes së vetullave tattoo.

“Procedura zgjatë 1 ore deri në 1 orë e gjysëm varësisht nga forma e vetullës që ka klienti. Por pas një ose disa muajve preferohet të behet përseri korrigjimi i vetullave. ”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, ato zgjasin varësisht nga lloji i lëkurës.

“Vetullat tattoo në lekure të fytyres më të yndyrshme zgjasin 1 vit deri në 1 vit e gjysëm, ndersa në lëkure më të thatë zgjasin deri në 2 vite, por që tattoo-ja te qendojë me shumë duhet të kemi shumë kujdes edhe në mirembajte te vetullave.”, ka vlerësuar tutje ajo.

Sipas saj, bërja e vetullave tattoo, nuk ka ndonjë efekt anësor.

“Nuk kane ndonje efekt anësor negativ, mirëpo nese vendosni që të beni microblading atëherë gjithmonë duhet të konsultoheni me profesionistë pasi që nuk preferohet të behen nëse jeni në gjidhënje, nese jeni shtatezene, nese keni diabetin, jeni te prekur me kancer ose ndonje sëmundje tjetër të rënde, apo jeni me ndonje terapi te rende!”, bënë me dije ajo.

Se sa profeisoniste është ajo në këtë drejtim, tregojnë fotografitë e mëposhtme të realizuara me duartë e saj të arta! /Indeksonline/