13:45 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Podujeva, do të bëhet me Spital të Përgjithshëm

Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Kontrata është nënshkruar sot nga drejtori i përgjithsnëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Komuna e Podujevës.

Parashihet që SHSKUK-ja të hartojë projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, si edhe ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij.

Pas funksionalizimit, ai organizohet, mirëmbahet, menaxhohet dhe administrohet nga SHSKUK-ja, konform legjislacionit përkatës në fuqi.

Të pranishmit në këtë aktivitet e vlërsuan të dosmosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm ndërtimin këtij spitalit në mënyrë që banorët e Podujevës të kenë qasje në shërbimet shëndetësore.