11:11 / E Shtunë, 23 Maj 2020

Podujevë: Rrah bashkëshorten, arrestohet

Dje në qytetin e Podujevës një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Mos i humb