11:42 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Podujevë: Vajza rrah nënën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Podujevë është rrahur nga vajza e saj, e cila e ka lënduar.

“Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori, kurse rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/