20:06 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Podujevën e merr uji [Video/Foto]

Reshjet e fundit të shiut kanë bërë që shumë vende të Kosovës të vërshohen nga uji.

Vërshimet kanë përfshirë edhe Komunën e Podujevës.

Sipas pamjeve që ka siguruar “Indeksonline”, shihet se shiu në rrugën “Zahir Pajaziti” në qendër të Podujevës  ka vështirësuar tejet shumë qarkullimin e automjeteve, si dhe poashtu të këmbësorve.

Nuk raportohet ende  për dëmet e shkaktuara nga kushtet atmosferike.

Duhet theksuar se në këto kushte atmosferike ngasësit e automjeteve në komunikacion duhet pasur kujdes dhe vigjilencë pasi që kohëve të fundit numri i aksidenteve fatkeqësisht me fatalitet ka shënuar rritje në Kosovë.

Më poshtë shikoni pamjet: