09:49 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Pogba me asnjë kusht nuk dëshiron të qëndroj në Old Trafford

Francezi Paul Pogba verën e kaluar dëshiroi të largohej nga Manchester United. M

egjithatë klubi nuk deshi ta lironte duke i ofruar atij disa benefite interesante si shiriti i kapitenit, të cilin më pas ia tërhoqi Jose Mourinho.

Mediumet në Angli raportojnë që Pogba po kërkon me çdo kusht të largohet nga Old Trafford edhe pse klubi nuk është shumë i interesuar ta shes.

Interesim të madh për shërbimet e tij ka shprehur trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane.

‘Mbretërit’ janë të gatshëm të ofrojnë mbi 150 milionë euro për mesfushorin francez. /Indeksonline/