12:08 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pogba pëlqen Realin para rikthimit te Juve

Mungon që nga fundi i shtatorit dhe mesfushori francez pritet të rikthehet shumë shpejt të luajë për skuadrën e Manchester Unitedit.

Mirëpo me rikthimin e tij në fushë, edhe thashethemet për të ardhmen e tij janë kthyer.

Sipas asaj që raporton e përditshmja franceze “L’Equipe”, Paul Pogba është duke e pëlqyer një transferim te Reali më shumë se sa një rikthim të mundshëm në Kampionatin italin, tek ish-skuadra e tij Juventusi.

Është vetë tekniku francez i Realit, Zinedine Zidane, që është duke e kërkuar me ngulm transferimin e mesfushorit francez dhe tashmë një transferim i tij në Real Madrid duket të jetë gjithnjë e më i mundshëm./Indeksonline/