11:04 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pogba pritet të largohet nga Man Unitedi dhe të transferohet te ky klub

Ylli i Manchester United, Paul Pogba mund të largohet nga ”Old Trafford” për një rikthim në Juventus, gjithnjë sipas Andrea Pirlos.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka qenë i lidhur me një largim nga Manchester Unitedi në muajt e fundit.

Barcelona është në kërkim të mesfushorit francez, i cili ka ngecur së fundmi nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Pogba dhe Mourinho kanë pasur disa mosmarrëveshje kohëve të fundit në klub, transmeton IndeksOnline.

Man Utd news: Andrea Pirlo hailed Paul Pogba

25-vjeçari gjithashtu ka zbuluar se nuk mund t’i thotë të vërtetat rreth tij për situatën në skuadër.

Dhe tani ish-ylli i Juventusit, Pirlo ka pohuar se Pogba mund t’i ri-bashkohet gjigantit italian.

Ai tha për Tuttosport: ”Nuk do të më befasonte mua kjo”.

”Juventusi është duke kërkuar më të mirët dhe nëse një lojtar largohet, nuk është e thëne se ai nuk mund të rikthehet”./IndeksOnline/