13:18 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Pogba s’e ka fituar betejën, ai s’është më i madh se klubi”

Paul Pogba nuk e ka fituar ”betejën” ndaj Manchester Unitedit, gjithnjë sipas Peter Schmeichel, i cili beson se Ole Gunnar Solskjaer mund ta ndihmojë yllin francez ta arrijë potencialin e tij.

Aventura e përkohshme e Solskjaer ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme të shtunën, me një fitore, 5-1 ndaj Cardiff Cityt.

Pogba, nuk luajti nën urdhrat e Jose Mourinhos mjaftueshëm, por dje startoi nga minuta e parë dhe dhuroi dy asistime.

Por, Schmeichel insiston se klubi nuk duhet ta lejojë Pogban që të besojnë se ai është më i madh se klubi, transmeton IndeksOnline.

”Ka pasur storie se Mourinho kishte filluar një ‘betejë’ me lotjarët. Kjo ka ndodhur shumë herë, por klubi ka qenë gjithnjë i gatshëm ta përballojë këtë”.

”Dua ta shoh Pogban lojtar të Man Unitedin dhe në potencialin e tij”.

”Ai është absolutisht brilliant në rrjetet sociale, por nuk ka lojtarë më të mëdhenj se klubi pavarsisht vlerës”.

”Pogba s’e ka fituar këtë ‘betejë’. Kjo s’shkon sipas meje, s’mund të ndodhë tek Unitedi”, tha Solskjaer./IndeksOnline/