23:11 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pole-position i Vettel në Kanada

Sebastian Vettel do ta nisë nga pole-position garën e Çmimit të Madh të Kanadasë që do të zhvillohet këtë të dielë në pistën e Montreal.

Piloti i Ferrarit regjistroi xhiron më të shpejtë në provat zyrtare të kësaj të shtune, pasi e pilotoi makinën e tij për 1 minutë 10 sekonda e 764 të mijtat.

Në radhën e parë të nisjes bashkë me Vettel do të jetë Valteri Bottas i cili regjistroi kohën e dytë më të mirë. Një provë e mirë edhe ajo e talentit holandez Max Verstappen që do ta nisë garën nga i vendi i tretë duke lënë pas Lewis Hamilton i cili ndiqet nga Kimi Raikkonen dhe Daniel Ricciardo.

Temat: