22:00 / E Premte, 21 Shtator 2018

Polemika në këshillin komunal, qeni i policisë akuzohet se është “fashist”

Një qen i  policisë ka hapur polemika në mbledhjen e këshillit komunal në Monza të Italisë.

Emri i tij sigurisht që është origjinal, por ai nuk e ka zgjedhur vetë dhe sigurisht që nuk mund të akuzohet për simpati politike.

Protagonisti i polemikave është qeni i policisë që quhet ‘Narco of the Decima Mas’. Një këshilltar i Partisë  Demokratike  të Monzas , gjatë mbledhjes së këshillit komunal kërkoi kërkoi sqarime për emrin e tij.

Këshilltari Marco Lamper shprehet:

“Unë mendoj se marrja si referencë e Decima Mas është diçka pa shije: ndoshta jo të gjithë e dinë apo kujtojnë e çfarë ishte. Por qeni policor ‘fashist” ka shumë pak të bëjë me të: Decima Mas di Agugliano është në fakt origjina nga e cila vjen kafsha, e cila bashkëpunon me njësinë e qenve të Policisë lokale të qytetit me mbështetjen e veprimtarive të kontrabandave të drogës..”

The Decima Mas ishte një njësi e Marinës Italiane, e cila pas armatosjes së 8 shtatorit 1943 dhe pas rënies së fashizmit gjatë Luës së Dytë Botërore refuzoi të dorëzohej dhe bashkëpunoi me gjermanët në Italinë Veriore, duke qenë pjesë e trupave ushtarake të Republikës së Salò-s.