75 Mall Live Search
11:08 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Polica po heton rastin e mashtrimit të qytetarëve nga agjencioni turistik në Gjilan

Indeksonline pak më parë raportoi se një agjencion i quajtur ‘Vol Travel’ në Gjilan dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë duke i marr paratë dhe duke mos u dhënë biletat.

Agjencioni në fjalë ka mbyllur lokalin dhe ka fshirë faqet në rrjetet sociale, ndërsa në numrat e telefonit është i paqasshëm.

Policia e Kosovës tani ka nisur hetimet duke trajtuar këtë rast, ku dyshohet se këto aranzhime turistike nuk janë realizuar nga agjencioni Vol Travel.

“Këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga  agjencioni i lartëpërmendur, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë  bërë aranzhime turistike me agjencionin në fjalë, e të cilat  aranzhime nuk janë realizuar, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të involvuar në raste të tilla të mashtrimeve, dhe njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin e këtyre rasteve./Indeksonline/