12:05 / E Premte, 25 Qershor 2021 / k.v

Policët bashkë me një qytetar ia shpëtuan jetën tre personave që ishin fundosur me veturë në lum

Të entën në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës (PK) në Gjilan, ishte informuat për një vetaksident ku një veturë me katër persona kishte rënë në lumin “Morava” në hyrje të fshatit Uglar.

Policia, nga stacioni policor i Gjilanit, pasi ka marr këtë informatë, ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit.

Në përpjekje për t’i shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e “Moravës së Binçës” policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur, nga automjeti i përmbysur në këtë lumë.

Me këtë akt , policia dhe qytetari i kanë nxjerrë të gjallë tre të askidentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur e vdekur pasagjerja, shtetase e Shqipërisë.

Policia me këtë rast falënderon gjestin human dhe shembullor të qytetarit Arben Shabani i cili rrezikoi jetën e tij për ti shpëtuar të aksidentuarit.