23:08 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policët e kapin hajnin midis Peje, shikojeni momentin si tentoi t’iu ikte!

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në orët  e hershme të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pejës.

Prangosja e këtij personi është bërë në rrugën “Hasan Prishtina” ku fillimisht i dyshuari ka tentuar t’iu ikë forcave policore, mirëpo këta të fundit e arrestuan.

I dyshuari rëndohet me veprën për vjedhje. Me vendim të Prokurorit i njëjti është dërguar 48 orë në mbajtje.

Indeksonline ua sjellë pamjet e arrestimit: