Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vjet burgim për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj zyrtarit policor Argjend Kastrati, i cili akuzohej për shkaktimin e aksidentit me pasojë vdekjen e 26-vjeçares Zana Gjevukaj.
Kastrati është dënuar me 4 vjet burgim efektiv, transmeton IndeksOnline.
Gjatë ditës së djeshme, në seancën gjyqësote Kastrati e pranoi përgjegjësinë për aksidentin që ndodhi në një pjesë të rrugës së shënuar si vendkalim për këmbësorët.
“Unë e ndjej veten fajtor dhe shpreh pëndesë për rastin. Dua t’i kërkoj falje dhe ngushëllime familjarëve dhe të gjithë personave që janë prekur nga ky rast. Më mirë të kisha qenë unë në vend të saj sot. Shpreh keqardhje shumë të madhe”, pati deklaruar Kastrati.