75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / MSH

Polici civil ndërhyn në një konflikt në Skenderaj, ishte nxjerr edhe arma

Një zyrtar policor në rroba civile ka parandaluar dje një incident madhor në Abri të Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar të PK-së, një nga të dyshuarit, gjatës mosmarrëveshjes, kishte ekspozuar edhe një armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve përreth.

“Polici, duke vepruar me profesionalizëm, ka arritur që në vendngjarje të arrestojë personin e dyshuar dhe t’i konfiskojë armën”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme, teksa arma është konfiskuar si provë materiale, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me ngjarjen janë iniciuar raste për dy vepra penale: “Armëmbajtës pa leje” dhe “Kanosje”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh.