22:42 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / OSH

Polici godet ‘shpulla’ të riun në qytetin e Pejës

Një polic është kapur duke ushtruar dhunë ndaj një personi në dalje të qytetit të Pejës, përgjatë ditës së mërkurë.

IndeksOnline ka arritur të sigurojë pamjet se si pjesëtari i policisë së Kosovës godet me shuplaka shoferin e një kamionete.

Arsyet e kësaj ndalese nuk dihen. IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë./IndeksOnline/