17:04 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Polici i Kosovës mbaron me sukses garën ndërkombëtare të vrapimit malor në Turqi

Në garën ndërkombëtare të vrapimit malor që është mbajtur në Turqi, kanë marrë pjesë edhe 4 garues nga Kosova, me ekipin KTRA-së, e njëri nga ta ka qenë Edmond Jakupi, pjestar i Njësis Speciale të Kosovës.

Jakupi ka arritur ta përfundoj me sukses garën Capadocia Ultra Trail 119.8KM / 3730D+, shkruan Indeksonline.

Ai për rreth 23 orë vrapim përfundoi garën me sukses dhe njëherit theu rekordin personal që e kishte deri tash 100 km të arritur në Kosovë, në shtegun Prekaz- Koshare.

Po ashtu vlen të theksohet se polici në fjalë është i vetmi në Policin e Kosovës që ka përfunduar një garë vrapimi në një distancë kaq të gjatë.

Deri tani Edmondi ka qenë i sukseshëm në shumë gara të vrapimit malor dhe në maratona.

Edmond Jakupi ka marrë pjesë në disa gara siç kanë qenë: Matka-Maqedoni 28 km dhe 42 km, Düseldorf-Gjermani 42 km, Gërmia Ultra Trail-Kosovë 51 km, Kozjak Trail-Maqedoni 28 km dhe shumë gara të tjera si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Po ashtu në ekipin “Kosova Trail Running Assocation” (KTRA) janë pjesë edhe disa pjestarë të tjerë të Policisë së Kosovës, të cilët mbajnë stërvitje vazhdimisht./Indeksonline/.

Fotografia e Edmond N. Jakupi