07:24 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Polici i vrarë, në Zhur të Prizrenit, është nga Malisheva

Polici Sami Thaçi i cili u vra mbrëmë gjatë bastisjes së një aksioni antidrogë, në Zhurë të Prizrenit, ishte një nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku në moshën 16-vjeçare ishte pjesë e grupeve çlirimtare që morën pjesë në rrugë për Shqipëri, për t’u armatosur kundër pushtuesit serb.

Shaban Osmanollaj ka treguar se aksioni në të cilin ka humbur jetën Sami Thaçi ka qenë operacioni i Policisë së Kosovës, ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve.

Gjatë këtij aksionit ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sami Thaçi është nga Shkarashniku, një vendbanim në Komunën e Malishevës.