18:37 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Polici shfrytëzon pozitën e tij, për ta ngacmuar seksualisht gruan (Video)

Nëna e dy fëmijëve, Wilson ka thënë se ka paditur me 100 mijë dollarë amerikanë kundër policit, i cili, sipas saj, ka përdorur fuqinë e tij prej polici për ta ngacmuar atë seksualisht dhe duke e prekur atë në mënyrë të papërshtatshme.

Ngjarja ka ndodhur në Tennessee, kur Ëilson ishte në rrugën e saj për në punë, kur polici Trooper Isaiah Lloyd e kishte ndalur atë pse nuk e kishte vendosur rripin e sigurisë.

Pamjet për hetim janë marr nga videoja e cila është e vendosur në veturën e polici dhe aty shihet kur Lloyd e pyet atë nëse është nën ndikim të alkoolit apo të ndonjë substance kur ajo del nga automjeti.

“Jo nuk mbaj drogë, as asgjë, ju betohem në Zot”, përgjigjet Wilson.

Kështu ai fillon ta kontrolloj  atë duke e prekur rreth zonës së belit për 15 sekonda.

Pastaj ai i kërkon asaj të shkund sytjenet për të treguar se nuk ka të fshehur asgjë në të.

Kështu më pas ai fillon të praktikojë testet për të parë nëse ajo njëmend është nën ndikim të ndonjë narkotiki.

Këto teste vazhdojnë për rreth gjashtë minuta.

Ai atë e ndali për herë të dytë rreth 3 orë më vonë. Wilson ishte duke u kthyer nga puna në këtë kohë dhe tani kishte me vete edhe dy fëmijët e saj, të moshave tetë dhe tre vjeçe, në automjet.

Lloyz akuzoi Wilson se kishte dritare shumë të zeza në ulëset e pasme.

Në ndalesën e dytë nuk mund të dëgjohet biseda e tyre pasi Wilson nuk del nga vetura./Indeksonline/