14:09 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E ngacmonte ish te dashurën, arrestohet personi në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka dërguar në mbajtje një person, pasi ish e dashura e tij ka lajmëruar policinë se ai po e ngacmonte.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 15:00 në kryeqytet.

“Rr. UCK, Prishtinë 24.12.2017-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka ngacmuar vazhdimisht ish të dashurën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur nga policia./Indeksonline/