17:54 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / LB

Policia aksion në veri, sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Uglarë, të Zubin Potokut.

Kjo u konfirmua për media nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka theksuar se nuk ka të arrestuar.

“Është bastisur një shtëpi në Uglarë në Zubin Potok. Policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nuk ka persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.