09:36 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Policia amerikane me një kërkesë të rrallë për kriminelët

“Ju lutem mos kryeni krime gjatë ditëve të ardhshme”. Kjo ka qenë kërkesa e pazakontë e policisë së Warrensburgut, drejtuar kriminelëve.

Policia bëri deklaratën në një postim në Facebook. Zona e Misurit është goditur nga i ftohti arktik.Temperaturat arrijnë shumë nën zero gradë, ndaj policia u kërkoi njerëzve që të shmangin kryerjen e krimeve.           

“Po ju kërkojmë një favor, të paktën për ditët e ardhshme. A mund ta mbani kriminalitetin në minimum? Është me të vërtetë ftohtë jashtë, kështu që bëjini vetës dhe neve një favor duke qëndruar brenda. Jini të mirë me njëri-tjetrin”, thuhet në postimin në Facebook.