Policia arreston 22 persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar gjithsej 22 persona të dyshuar për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.
Arrestimet janë kryer në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit, 13 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/