20:01 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Policia arreston një person në Kamenicë, po zhvillonte lojëra të fatit në një lokal

Me 31 janar 2020, rreth orës 12:00, Polica e Kosovës,  përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se në fshatin Rogoçicë Komuna e Kamenicës në një lokal zhvillohen lojëra fati të ndaluara me ligj.

Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Kamenicës me ta marrë informatën kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar, vendin dhe  të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës nga fshati Karaqevë e Epërme  në lokalin pronë e të  dyshimtit të lartcekur ku  ishin  duke u  luajtur lojëra fati –KENO të cilat lojëra me ligj janë te ndaluara.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe  njësiti I hetimeve si dhe inspektoret  komunal .

Pajisjet e lojërave të fatit janë konfiskuar nga ana e doganave të Kosovës.

I dyshimti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar qe rasti të procedohet në prokurori në procedurë të rregullt.