16:12 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia arreston një person për posedim të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit policor  në Pejë, me datë 27.8.2019 rreth orës 13:30, në fshatin Zllopek-Pejë, për deri sa ishin në një pikë kontrolli kanë ndaluar një person i cili ishte duke drejtuar  motoçikletën.

Gjatë kontrollit është vërtetuar se motoçikleta nuk ishte e regjistruar dhe të njëjtit i kanë shqiptuar gjobën dhe konfiskuar motoçikletën.

Policia gjatë kontrollit tek i dyshuari në çantë krahu kanë gjetur një pistoletë e tipit ‘Voltran Mini’, një karikator, dy fishek të kalibrit 9 mm dhe një brisk ‘ Browing’, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

I dyshuari: L.U.   i lindur   2000 m/k/sh, është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet ne procedurë te rregullt./Indeksonline/