20:25 / E Enjte, 19 Maj 2022 / AR

Policia arreston një tifoz të Pejës, pak para ndeshjes me Trepçën

Policia e Kosovës ka arrestuar një tifoz të Pejës, pak para ndeshjes mes Pejës dhe Trepçës.

Siç tregojnë burimet e Indeksonline, para ndeshjes ka pasur disa incidente dhe Policia është futur në mesin e tifozëve, kështu ka arrestuar një tifoz të Pejës.

Indeksonline ka siguruar pamje nga ai moment:

Nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja e katërt finale mes Pejës dhe Trepçës. Mitrovicasit janë duke udhëhequr 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, ku e pret Golden Eagle Ylli.

Ndeshjet gjysmëfinale mes dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës kanë qenë shumë interesante, ku në tri ndeshjet fitore shënuan vendasit.

Në dy takimet e para, fituan mitrovicasit, 75:68 dhe 107:105, që u përcaktua pas dy vazhdimeve. Përballjen e fundit e fituan pejanët 72:66, që ishte shumë interesante dhe me rikthime.

Takimi i sotëm pritet gjithashtu të jetë interesant, me verdhezinjtë, që do të mundohen të barazojnë serinë gjysmëfinale në 2:2 dhe mitrovicasit që duan të kualifikuan në finale pas një dekade.