09:11 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia arreston personin që goditi motoçiklistin në Prizren

Raportohet se policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur një motoçikletë që drejtohej nga viktima.

Ky i fundit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.