09:25 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia arreston personin që kërkonte fajde në Prishtinë

Pas një hetimi disa mujor, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte i përfshirë në fajde.

“Prishtinë Janar – Tetor, 2018. Në lidhje me rastin Fajde dhe Detyrim pas hetimeve intensive me 06.11.2018, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Indeksonline/

Temat: