15:05 / E Martë, 08 Qershor 2021 / k.v

Policia arreston të kërkuarin Adonis Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak çasteve të kërkuarin Adonis Gashi.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë thonë se arrestimi i tij ka ndodhur pas një operacioni të planifikuar mirë.

Adonisi ishte në arrati që një kohë të gjatë dhe është akuzohej për planifikimin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shemsi Gashit.

Kjo vrasje kishte ndodhur më 25 mars 2015 në lagjen “Mati” të Prishtinës.

Sa kishte qëndruar në burg Gashi ishte në qeli me të ndjerin Astrit Dehari, aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje./IndeksOnline/