10:35 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Policia asgjëson rreth 1 mijë bimë kanabis të mbjellura në Krushë të Madhe

Njësitet policore të DHTN-së në bashkëpunim me njësitet policore kanë kryer një aksion në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Në tri lokacione brenda fshatit kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 1000 bimë Kanabis Sativa me gjatësi prej 30-180 cm.

Në konsultim me prokurorin, bimët janë asgjësuar. /Indeksonline/