11:09 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Policia bastisë një shtëpi në Gjakovë, arrestojnë një person

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK 47.

Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, transmeton Indeksonline.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/