22:59 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia Britanike i konfiskon një hakeri 1.1 milionë dollarë në bitcoin për të kompensuar viktimat

Një gjykatës urdhëroi konfiskimin e bitcoin-ve me vlerë 1.1 milionë dollarë nga një haker i cili po vuan dënimin e tij në burg për të kompensuar viktimat e tij.

Gran West, një haker 27 vjeçar i cili u arrestuar në 2017-ën, ju konfiskuan një numër llogarish ku mbante bitcoin megjithatë vlera e kriptomonedhës ka ndryshuar drastikisht duke komplikuar përpjekjet për të kompensuar viktimat.

Hakerit do të shpenzojë edhe 4 vite të tjera në burg nëse refuzonte vendimin e gjykatës e cila urdhëroi konfiskimi e vlerës prej 915 mijë paund.

Autoritetet Britanike kanë pasur në posedim 82 bitcoin por në kohën e konfiskimit vlera e kriptomonedhës është ndryshe prej asaj që ka qenë atë kohë.

Kriptomonedha në Dhjetor të 2017-ës shkoi deri në 20,000 dollarë përpara se të binte në pikën më të ulët vitin e kaluar. Ditën e Premte vlera e bitcoin u llogarit në 8,500 paund.

Autoritetet thanë se West kishte përdorur një mjet të quajtur Sentry MBR për të realizuar sulme brute-force ndaj 17 kompanive. Llogaritë e hakuara më pas ai i shiste në tregun e zi kriminelëve të tjerë kibernetikë.

Në mesin e viktimave ishin emra të profilit të lartë si Uber, Groupon, T-Mobile etj. Ai kishte shitur edhe kanabis së bashku me mjete hakimi.