08:56 / E Martë, 26 Prill 2022 / OSH

Policia deklarohet pasi u sulmua me armë zjarri në Zubin Potok

Policia e Kosovës është sulmuar në orët e hershme të së martës në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri.

Kurse, Kelani bëri të ditur se nuk ka policë të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve”, tha ai./IndeksOnline/